
Politikanja dhe sipërmarrësja Lajla Përnaska tha se asnjë rrogëtar nuk ka shanse të vërë pasuri, qoftë ministër apo deputet.
Ajo tha se patjetër mund të kesh një standard më të lartë jetese se një person që ka rrogë më të ulët, por kurrsesi të vësh pasuri marramendëse si ajo që kanë vënë politikanët në Shqipëri.
“Çdo lloj pozicioni që ti merr nëpërmjet një përfshirje në jetën politike institucionale, është pozicion rrogëtari. Ti edhe deputet edhe ministër edhe kryeministër edhe zëvendëskryeministër, je rrogëtar. Me rrogë nuk ka asnjë lloj gjase që ti të bësh pasuri.
Absolutisht nuk bëhesh, je rrogëtar. ti mund të realizosh një standard jetese pak më komod, por s’ka shanse të bësh pasuri si kanë bërë këta në gjithë këto vite, që kanë bëre pasuri marramendëse”, tha Përnaska në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje