TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2024, 10:12

SPAK i sekuestroi 1 mln euro pasuri; si Oltion Bistri zbulonte sekretet hetimore dhe i raportonte te Pëllumb Gjoka për kundërshtarët

Shkruar nga Pamfleti
SPAK i sekuestroi 1 mln euro pasuri; si Oltion Bistri zbulonte sekretet hetimore
Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Ditën e sotme, SPAK  i ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milion Euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri, apo familjarëve të tij.

Ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltian Bistri ishte një nga 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza” në 27 Korrik 2023.

Sëbashku me të u arrestua edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali dhe Edmond Preka

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri, dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, të dyshuar për korrupsion.

Ndërkohë sipas përgjime nga aplikacioni “SKY”, i cili përdorej nga biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale në Shqipëri, për të mos u përgjuar, ish-shefi i Forcave Operacionale i raportonte biznesmenit Gjoka për kundërshtarët.

Falë partnerëve francezë u bë i mundur çkodimi i këtij aplikacioni që çoi në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-nëndrejtorin e Policisë Oltion Bistri, ish-prokurorë dhe anëtarë të botës së krimit.

Në komunikimet që oficeri Bistri kishte me biznesmenin Gjoka, i raportonte këtij të fundit të gjitha ankesat që kishin qytetarët për të dhe bizneset e tij.

SPAK i sekuestroi 1 mln euro pasuri; si Oltion Bistri zbulonte sekretet hetimore

Në një moment Bistri i thotë që dikush i kishte kërkaur 1 milionë lekë për t’i filmuar kazinonë e paligjshme të Gjokës, madje në bisedë duket se oficeri e kishte marrë informacionin nga drejtori.

SPAK i sekuestroi 1 mln euro pasuri; si Oltion Bistri zbulonte sekretet hetimore

“Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thène, ka 25 kompjutera dhe nje ruletë. Ju kish thene do e filmoj tjua sjell edhe dua I miljon lek për informacionin. E gjen dot cili eshte? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori eshte trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike”, flitet në komunikimin mes Bistrit dhe Pëllumb Gjokës.

 

oltion bistri pëllumb gjoka spak

Lini një Përgjigje