
Një 28 vjeçare humbi jetën dje pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan.
Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit.
Policia e Tiranës bën me dije se në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
"Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Ndërkohë, sipas familjarëve, 31-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.
Arenc Hasalla, vëllai i viktimës, në një prononcim për mediat akuzoi mjeken Rezarta Kapaj si përgjegjëse, ku deklaroi se ajo mori përsipër operacionin, pavarësisht se e dinte situatën.
“Motra ime ishte shtruar tek Spitali Amerikan dhe bëri një operacion që nuk i lejohej ta bënte. Ajo kurohej në Belgjikë me kancer. Operacionin e bëri për heqje peshe. Mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës time dhe pa firmën e prindërve. Mjekja ishte në dijeni për çdo gjë sepse kishte kartelën. Motra sot u paraqit në reaimacion dhe është shumë keq, s’ka shpresë. U bëj thirrje organeve kompetente të marrin masat për mjeken Rezarta Kapaj. Motra vjen për tu shëruar, paguan edhe 2 mijë euro dhe vdes“, tha vëllai i 28-vjeçares.
Disa orë pas apelit, fati për vajzën e re ishte tragjik. Ajo ndërroi jetë në Spitalin Amerikan, edhe pse pagoi mijëra euro për një operacion që mjekët nuk duhet ta merrnin përsipër, për shkak të sëmundjes që ajo kishte.
Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.
Lini një Përgjigje