TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2026, 22:28

Mbledhja e Gjykatës së Lartë për paraburgimin, Zogaj: Rrezikojmë t’i lirojmë të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Gjykatës së Lartë për paraburgimin, Zogaj:
Preç Zogaj

Analisti Preç Zogaj ka shprehur shqetësim për drejtimin që po merr debati mbi masat e paraburgimit në Shqipëri. Ai ka paralajmëruar se sistemi rrezikon të kalojë nga një ekstrem në tjetrin.

Teksa ka komentuar mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Zogaj u shpreh se vëmendja është zhvendosur nga thelbi i drejtësisë tek masat e sigurisë.

“Problemi është se ka mbetur debati te masa e paraburgimit… Nuk kemi një betejë klasike që të kemi përballjen në gjykatë", tha ai.

Sipas tij, vendi ku duhet të provohet faji penal është salla e gjyqit: "Vepra penale, faji penal vërtetohet në sallën e gjyqit, arena e drejtësisë është atje”.

Zogaj paralajmëroi për një lëvizje të rrezikshme të debatit publik dhe politik.

“Nëse 13 vite më parë shtyu drejt ekstremizmin ‘burg, burg’, nga ky ekstrem i gabuar, rreziku është se po kalojmë ‘jashtë, jashtë, jashtë’”, u shpreh ai.

Analisti theksoi se barra e provës duhet të mbetet mbi organin e akuzës, ndërsa shtoi se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë pritet të sjellë më shumë qartësi në praktikë.

“Vendimin e merr prokurori dhe e certifikon gjyqtari… Barrën e provës e ka prokurori, jo i akuzuari”, deklaroi Zogaj.

Gjithashtu, Zogaj kritikoi përdorimin politik të çështjes së paraburgimeve.

“Diskutimi politik lëviz nga një anë te tjetra", tha ai, duke shtuar se fenomeni është përdorur për të goditur figura të caktuara politike.

Sipas tij, ndërhyrja e Gjykatës së Lartë është pozitive, por duhet të shoqërohet edhe me ndryshime ligjore.

“Është pozitive që reagon një institucion si Gjykata e Lartë dhe duhet ndërhyrë edhe në Kodin Penal”, u shpreh Zogaj për "TPZ" duke përmendur edhe rekomandimet e Këshillit të Europës për dekriminalizimin e disa veprave. 

Lini një Përgjigje