Protesta e qytetarëve është shoqëruar me revoltë, mllef dhe pakënaqësi ndaj qeverisjes së vendit. Edhe pse tubimi u nxit nga kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec, protestuesit zgjeruan kauzën duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe anulimin e Paketës së Maleve.
Protesta para Kryeministrisë për Zvërnecin është mbyllur pas më shumë se 3 orësh. Për ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër tubim në orën 18:00, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Në thirrjen “nesër edhe më shumë’, protestuesit janë zotuar se nuk do lënë sheshin pa u plotësuar kërkesat e tyre. Zvërneci ishte shkëndija, por ato kanë parashtruar edhe një sërë kërkesash të tjera si anulimi i Paketës së Maleve dhe shfuqizimin e ligjit dhe statusit që lidhet me investimet strategjike.
Mobilizimi mund të marrë përmasa më të gjera, duke përfshirë edhe problematika të tjera që prekin interesin publik. Mbetet për t’u parë që a do zgjerohen kauzat e protestës.
Gjatë tubimit, qytetarët mbanin në duar pankarta pikante si “Zaptuan Shqipërinë”, “Vlora ka historinë e sakrificës, jo çmim për t’u shitur”, "Anulo projektin" dhe "Jep dorëheqjen".

Nuk munguan edhe ato me ironi të fortë, ku shfaqeshin Edi Rama dhe Sali Berisha duke u puthur, me mbishkrimimin “deri sa vdekja t’i ndajë’.

Një nga qytetarët, i cili foli në podiumin e improvizuar para ambienteve të Kryeministrisë tha se populli nuk po voton më, pasi janë bindur se nuk ka të ardhme në vend me Edi Ramën dhe Sali Berishën. Ai tha se kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij i ka ardhur fundi.

Po ashtu një nga zërat më të fortë të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë ishte ai i një banoreje nga Rrjolli, e cila deklaroi se prej katër muajsh proteston çdo ditë kundër ndërtimeve që po kryhen në zonën ku jeton.
Ajo tha se situata në Rrjoll është pasojë e vendimeve të institucioneve shtetërore dhe akuzoi autoritetet për mbështetje të interesave private. Sipas saj, protesta e vazhdueshme lidhet me kundërshtimin e projekteve ndërtimore që prekin pronat dhe territorin e zonës.
Gjatë fjalës së saj, protestuesja kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe artikuloi akuza të drejtpërdrejta ndaj përfaqësuesve të qeverisë.

Në tubim u prezantuan edhe kërkesat kryesore të lëvizjes qytetare. Sipas organizatorëve, protesta nuk lidhet vetëm me çështjen e Zvërnecit, por me një sërë ligjesh dhe vendimesh që, sipas tyre, kanë favorizuar investitorët në dëm të interesit publik.
Protestuesit kërkojnë:
-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e ligjit dhe statusit që lidhet me investimet strategjike;
-Shfuqizimin e të ashtuquajturës “Paketa e Maleve”;
-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Një prej protestueseve deklaroi se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por synojnë mbrojtjen e interesit publik, ligjshmërisë dhe pasurive kombëtare.
Thirrje kundër qeverisë dhe paralajmërim për vijimin e protestave
Gjatë gjithë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa një nga sloganet më të përsëritura nga pjesëmarrësit ka qenë “Poshtë spiunët”. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen mobilizimit, duke deklaruar se “koha e heshtjes ka mbaruar”.

Protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie para Kryeministrisë. Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë nga institucionet.
Kërkesa kryesore mbetet heqja e gardhit në Zvërnec dhe pezullimi i projektit që kundërshtohet nga protestuesit. Megjithatë, protesta e sotme tregoi se pakënaqësitë e artikuluara nga qytetarët shtrihen përtej këtij investimi dhe përfshijnë kundërshtime më të gjera ndaj politikave qeveritare.
POSHTE KERMA me gjithe KERMAT E TIJ!
Jam krenar qe jam shqiptar. Neser ne 18:00 jam aty, perballe kryellumit kryehajdutit me te madh ne historine e ketij kombi.
Ta shporrim qelbesiren me urgjence.
Neser e merkure ne 18:30 te gjithe ne shesh per dinjtetin tone dhe te ardhmen e femijeve tane.
Rinia duhet te kerkoje shkuljen e rrenjeve te se keqes, perfshire: 1-Ligjin e mbrapshte te zgjedhjeve, te hartuar nga Berisha-Rama, ne vitin 2018, e me pas i qepur perseri keq me 2024; 2-Ligjin 7501, i cili po i ben shqiptaret te vrasin njeri-tjetrin, e token ta marrë rrugaceria; 3-Ligjin që ndryshon kombesine me 300 Euro te qelbëta; 4-shfuqizimin e ligjeve per subjektet e rregjistruara parajsat fiskale; 4-Asnje kryeminister apo kryetar partie, shoqate, akademie, etj, nuk duhet te qendroje me teper se 2 mandate; etj.
Per cfare dilni ne miting, per Shqiperine ne Europe apo per Vorioepirin?? Zgjidhni ? Rama kunder Belerit.