TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 20:31

Luleshtrydhet me pesticide nga Greqia, fermerët në protestë: Po dëmtohemi ne, pikat e grumbullimit nuk na marrin prodhimin

Shkruar nga Pamfleti

Luleshtrydhet me pesticide nga Greqia, fermerët në protestë: Po

Siguria ushqimore në vend ka prekur fundin. Pasa mandarinave dhe mishit me slamonele, u kapën dhe luleshtrydhe nga Greqia me pesticide. Kjo ka bërë që fermert të dalin në protestë.

Fermerët në Fier kanë dalë në rrugë, pasi sipas tyre, pikat e grumbullimit nuk kanë pranuar tu marrin prodhimin me pretendimin se luleshtrydhet janë me pesticide. Ky mospranim i luleshtrydheve nga pikat e grumbullimit vjen pas skandalit të luleshtrydheve me pesticide të importuara nga Greqia. Fermerët kanë hedhur luleshtrydhet në tokë në shenjë protestë teksa theksojnë se AKU-në se nuk kanë shkuar për të marrë kampione për analizimin e luleshtrydheve të kultivuara në tokat e tyre.

Kërkojmë ndihmë nga shteti. Të marrë kampionë nga tokat ku është luleshtrydhja. Në asnjë parcelë s’ka ardhur AKU. Luleshtrydhja jonë në këtë zonë mban rekord, por shteti jonë pranon të marrë nga jashtë. Më vjen keq për brezin e ri. Pata djalin tim këtu, kur iku më erdhi keq.

Ky brez i ri po largohen nga ky vend në të njëjtën kohë kur Rama u kërkon të kthehen e të punojnë. Luleshtrydhja u shit me 2 mijë lekë/kg. sot nuk flitet për kile. Është pa vjelë e gjithë luleshtrydhja. Ne sot s’paguajmë dot punëtorët. Një punëtor që të vjelë 25 arka, do 20 mijë lekë. Po nuk vuri dorë shteti, të thotë ik”, thonë fermerët.

Ata shtojnë se nga mostregtimi i luleshtrydheve preken 300-400 fermerë. Ata fajësojnë pikat e grumbullimit për abuzime dhe se propaganda nuk bëhet te ata.

 

Lini një Përgjigje