TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2025, 19:05

Lista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat që shkojnë për “projekte”; nga Covid, te studimi i mjaltit dhe kumbullave

Shkruar nga Pamfleti

Lista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat që

Ja lista e projekteve të Akademisë së Shkencave dhe milionat e shpenzuara...

Kur Artan Fuga deklaronte një muaj më parë në Asamblenë e Akademisë së Shkencave se abuzohej me projektet, kreu i saj Skënder Gjinushi shpërtheu në akuza, duke folur për broçkulla. Por në fakt, fakte tregojnë se që kur ai u emërua në krye të institucionit në vitin 2019, kjo Akademi është kthyer në një çerdhe vjedhjesh dhe maskarade.

Kontrolli i Lartë i Shteti ka kryer një audit për periudhën 2019-2013, periudhë kur Gjinushi ka drejtuar mandatin e parë Akademinë. KLSH ka zbuluar detaje sa u takon projekteve dhe milionave që hidhen aty.

Nëse shohim të dhënat e KLSH, rezulton se janë shpenzuar miliona e miliona lekë për projekte që nuk i hyjnë në punë kujt. Akademia ka shpenzuar 240 milionë lekë vetëm për një studim mbi përhapjen e Covid-19. Po ashtu ka dhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me mjaltin, kumbullat etj.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka siguruar një menaxhim të përshtatshëm të veprimtarisë lidhur me projektet e kërkimit shkencor. Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka hartuar një plan strategjik zhvillimor institucional, i cili do të duhej të shpaloste qartë misionin dhe vizionin e tij, të mundësonte përparësitë strategjike, menaxhimin e burimeve, vlerësimin e performancës si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka siguruar një menaxhim të duhur të dokumentimit të veprimtarisë lidhur me projektet e kërkimit shkencor duke qenë se mungon një rregullore e qartë për mënyrën e organizimit, orientimit dhe përcaktimit të kritereve që duhet të përmbushin projektet e propozuara. Gjithashtu rezulton se nuk janë përmirësuar metodikat dhe udhëzuesit mbi programimin, shpalljen e thirrjes për projekte, realizimin, financimin, kontrollin e brendshëm dhe transparencën mbi monitorimin e projekteve kërkimore – shkencore”, shprehet KLSH.

Sipas KLSH, Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka një rregullore të qartë e të plotë mbi kriteret teknike që duhet të përmbajnë projektet e propozuara për aplikim. Udhëzimi nr. 1, datë 27.02.2023, miratuar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave “Për përcaktimin e modaliteteve dhe miratimin e shpenzimeve të projekteve, sipas Statutit dhe Ligjit për Akademinë e Shkencave” nuk përmban kritere teknike që duhet të respektojnë projektet e propozuara. Ky Udhëzim, nga vetë emërtimi dhe nga përmbajtja e tij, përcakton modalitetet lidhur me shpenzimet e projekteve, por jo me formatin e aplikimit të tyre. /Pamfleti

Lista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat që

Lista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat që

Lista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat qëLista/ Maskarada në Akademinë e Shkencave, ja milionat që

Lini një Përgjigje