TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 16:21

Lëvizje e re brenda demokratëve? Kikia: Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar PD-në!

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizje e re brenda demokratëve? Kikia: Ka vetëm një

Analisti Mentor Kikia ka folur mbi takimin e zhvilluar së fundmi mes disa prej eksponentëve më të votuar të Partisë Demokratike në primare, si dhe në listat e hapura.

Kikia u shpreh kjo situatë ka ndezur diskutimet për një lëvizje të re të brendshme brenda partisë kryesore të opozitës, por ende nuk shihet një nismë e qëndrueshme që mund të sjellë ndryshim real.

“Mendoj se shumë njerëz dëshirojnë që ajo të ndodhë dhe kjo histori po fryhet. Nëse shohim mënyrën si po ndërtohet ky tur takimesh, ngjan me një foltore që organizoi Berisha kur mori sërish PD-në”, tha  ai.

Sipas analistit, mbështetja e PD vijon të bjerë edhe pas krizave të njëpasnjëshme të qeverisë.

Ai u ndal edhe te klima e brendshme e partisë, duke theksuar se ekziston një grupim i gjerë që mendon se duhet të ketë ndryshim.

“Disa kanë kurajën ta pohojnë, disa i ruhen e disa i druhen. Disa përpiqen të jenë mirënjohës që janë në Parlament pas mundësisë që Berisha u dha,” tha ai, duke shtuar se pikërisht kjo e bën kryetarin aktual të ketë frikë nga një reagim i brendshëm që mund të sjellë një ndarje tjetër të PD-së.

Një ndarje tjetër do ta kthente PD në një organizatë joqeveritare antikorrupsion, ku e vetmja gjë që mund të bëjë do të ishin denoncimet,” nënvizoi Kikia për Neës24.

Megjithatë, ai theksoi se ende nuk shikon një lëvizje të organizuar apo serioze që mund të krijojë një realitet të ri brenda PD-së.

Nëse ka një grup të caktuar në PD, le të zhvillojnë betejën demokratike brenda partisë, të ngrejnë një platformë, të lobojnë për të marrë shumicën e votave dhe të fitojnë garën ndaj Berishës. Vetëm kështu shpëtohet PD,” u shpreh Kikia.

Lini një Përgjigje