Pavarësisht sezonit veror dhe pritshmërive për një zbehje të mobilizimit, organizatorët deklarojnë se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pavarësisht se me nisjen e sezonit veror u mendua se protestat do të humbnin intensitetin ose do të ndërpriteshin përkohësisht, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë dhënë një mesazh të qartë: mobilizimi nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Lajm i keq ky për kreun e qeverisë.
Me thirrjen "Nuk ka ndalim të protestave", qytetarët u mblodhën sërish këtë mbrëmje në sheshin "Skënderbej", prej nga marshuan drejt Kryeministrisë për të vijuar protestën kundër qeverisë.
Gjatë gjithë marshimit dhe pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, protestuesit brohoritën vazhdimisht "Rama, jepe dorëheqjen!", duke e bërë këtë thirrjen kryesore të tubimit. Në kor u dëgjuan edhe parulla si "Shqipëria kërkon revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Poshtë patronazhistët" dhe "Shqipëri e re!", të shoqëruara me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.
Organizatorët ritheksuan se protesta nuk është një aksion i izoluar, por pjesë e një mobilizimi që, sipas tyre, do të vijojë edhe në javët në vijim. Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe diasporës që t'u bashkohen protestave të ardhshme, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit.
Marshimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, me praninë e forcave të Policisë së Shtetit përgjatë itinerarit dhe pranë godinës së Kryeministrisë.
Protesta e kësaj mbrëmjeje vjen vetëm pak ditë pas tubimit të 2 korrikut, i cili u shoqërua me përplasje mes një pjese të protestuesve dhe policisë. Gjatë ditës së sotme, një pjesë e të arrestuarve u liruan me vendim të Gjykatës së Tiranës, ndërsa organizatorët e konsideruan këtë zhvillim si një arsye më shumë për të vijuar mobilizimin dhe për të mos hequr dorë nga protestat.
Rroftë Shqipëria! Rroftë shqiptaria! Jo Shqiperi Aruba-iane! Jo drogës! Jo grabitjes! Jo shpopullimit! Jo deshqiptarizimit te Shqiperise!
Duhet qendrese por dhe aksion. Nese therrasim revolucion nuk mund dhe nuk duhet te jemi kaq paqesor. Kemi perballe nje shtet te kalbur ne korrupsion. Eshte asgje perballe forces popullit. Rama nuk e dorezon pushtetin me paqe. Nuk ka per te ndodhur, nuk ndodh ta harrojme. Interesat jane aq te medha sa dhe sikur te doje Rama, nuk e lene ata qe e kane mbajtur deri tani qe jane mbi Ramen. Dhe deklarata qe denojme dhunen, nese dikush thyen nje xham apo perplaset me policine nuk duhet. Sepse ata persona shoqerohen, dhe ne keto kushte kane nevoje per mbeshtetjen tone. Asgje nuk kane berr kane te srejten e tyre te protessmtojne. Nje qeveri me nje Kryehajdut ne krye meriton cdo gje. Na kane mbyt. Shtrenjtuar gjithcka. Kudo bejne ligjin te fortet drogaxhit. Ju thoni mos beni dhune. Po ca thoni ore, jeni ne vete. Ke po rruani Taulandin Uluziun Bracen apo Bidon?!
JU LUMTE RINI.
Deri ne largimin e rames dhe kastes se vjeter
Patronazhistet na kane hapur barkun ????