TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2024, 13:50

Kuvendi miratoi paktin për emigrantët, Artan Hoxha: Rama realizoi ëndrrën e tij të vjetër, nga sot nuk është më një shaka!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi miratoi paktin për emigrantët, Artan Hoxha: Rama realizoi
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar miratimin në Kuvend të marrëveshjes me kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giogia Meloni.

Hoxha shkruan se me këtë vendim, Rama ka realizuar ëndrrën e tij të vjetër, për t’i sjelle afrikanët në Lezhë.

"Nga sot nuk është më një shaka!!! Duke u përshtatur me kushtet e reja.

Dikur një emigrant që hyja ilegalisht ne Bashkimin Europian, duke kaluar kufirin e gjelbër nga Mali Gramozit, tani duke pritur emigrante afrikane që zbarkojnë në Shqipëri, të cilët kalojnë detin Mesdhe me gomone….

Tani, nuk do të ketë më nevoje Fevziu të shkojmë deri në Afrike për të bërë video me fise tribu afrikane, sepse do te kemi tributë afrikane tonat, të parkuar në Gjadër, mbrapa Malit të Rencit…

Qeshni ju qeshni, por sot udhëheqësi, sapo e realizoi ëndrrën e tij të vjetër, për t’i sjellë afrikanët në Lezhë.

Ajo që nisi si një shaka pushimesh Rama-Meloni, ne gushtin e kaluar, u konkretizua me një protokoll dypalësh të firmosur më 6 nëntor 2023.

Sot, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë me votat e 77 deputetëve.

Tashmë, Shqipëria nuk është më vetëm një vend ballkanik, që eksporton emigrante drejt Bashkimit Europian, por sapo u kthye në një vend europian, i cili “importon” emigrante nga Afrika…"-shkruan Hoxha.

Me 77 vota pro, zero kundër e asnjë abstenim Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (22 shkurt 2024) marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët.

Protokolli i cili parashikon pritjen e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës, mori dhe 3 kartonë jeshilë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, parti në opozitë.

Vetë kryeministri Edi Rama i cili firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë, nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. 

 

artan hoxha

Lini një Përgjigje