TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 21:46

Kush po i kërcënon njerëzit e drejtësisë? 13 prokurorë dhe 1 gjyqtar në ruajtje nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Kush po i kërcënon njerëzit e drejtësisë? 13
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Sipas raporteve të KLP dhe KLGJ për vitin 2023, janë kërcënuar 13 prokurorë dhe një gjyqtar...

Reforma e re në drejtësi duket se ka filluar të shqetësojë njerëz të botës së krimit, por edhe politikën. Treguesi më i mirë është fakti se shumë gjyqtarë dhe prokurorët po kërcënohen për shkak të dosjeve të bujshme që kanë në duar.

Sipas raporteve të KLP dhe KLGJ për vitin 2023, janë kërcënuar 13 prokurorë dhe një gjyqtar, të cilët janë marrë në mbrojtje.  

Gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, magjistrati dhe familja e tij gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre. Në zbatim të këtij detyrimi ligjor është miratuar Vendimi Nr.564, datë 31.07.2019, “Për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e veçantë të magjistratit gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij”, i Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, pranë Këshillit funksionon Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve i cili shqyrton kërkesat për sigurimin e mbrojtjes së veçantë të prokurorëve. Gjatë vitit 2023, ky Komision ka shqyrtuar 14 kërkesa për mbrojtje të veçantë apo për zgjatjen e afatit të mbrojtjes së veçantë ndër të cilat ka miratuar 13  prej tyre.  Me Vendimin Nr.403, datë 19.12.2023, “Për caktimin e anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve”, Këshilli ka caktuar përfaqësuesin e tij në Komisionin për Mbrojtjen e Prokurorëve me një mandat dy vjeçar”, thekson KLP. Ndërkohë që më i ulët ka qenë numri i gjyqtarëve, pasi ka pasur vetëm një rast.

Ndërkohë që në raport nuk përmendet emri i gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, i cili u mor dje në mbrojtje. Atij ju vu tritol në banesë. Ishte ora 02:55. I veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe doreza të bardhja mjekësore, autori afrohet qetësisht dhe vendos lëndën plasëse në portën e shtëpisë së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Pasi nxjerr tritolin nga xhupi e vendos në cep të derës. Më pas e ndez dhe largohet me shpejtësi nga e njëjta rrugicë që u pa të vinte. Në orën 02:59 minuta, pra 4 minuta më pas ndodh shpërthimi.

Policia  e Shkodrës, ende nuk e ka identifikuar autorin por thekson se po heton në pistën e intimidimit të gjyqtarit Tonin Sterkaj për shkak të detyrës. Tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen u shoqëruan të dielën, 28 prill, nga policia dhe pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Vetë gjyqtari gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se më herët nuk ka marrë kërcënime. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Dëshmia e gjyqtarit Sterkaj nuk ka ndihmuar hetuesit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje