
Analisti, Roland Qafoku ka folur për vazhdimësinë e grupit të Rithemeimit, në rast se miratohet kërkesa e masës së arrestit ndaj Sali Berishës.
Diskutimet nën zë flasin për një futje në garë të vajzës së ish-kryeministrit, Argita Berisha.
Qafoku u shpreh se Argita Berisha duhet të ishte futur më herët në politikë, jo tani në një moment kritik të Partisë Demokratike.
“Unë e imagjinoj që një Argita Berisha në krye të PD-së do ishte shumë më kontributore sesa Lulzim Basha, i vendosur nga Sali Berisha. Vetë duhet që ajo të garojë dhe t’a meritojë atë garë që do bëjë në Partinë Demokratike", tha ai për Euronews.
Sipas tij, duke pasur parasysh cilësitë e Argitës, ajo do të mund t’a fitojë garën, qoftë edhe pa ndërhyrjen e babait të saj. Qafoku tha se ndërhyrja do të ishte një shkatërrim për karrierën e saj, por dhe për vetë Rithemelimin.
“Unë jam i bindur që kjo do t’ia shkatërrojë karrierën Argitës, por edhe Partisë Demokratike. Me aq sa e njoh unë zonjën Malltezi, ajo nuk ka nevojë për këto ndihmat dhe këto shiringat”, tha Qafoku.
Nga ana tjetër për kërkesën e arrestit të zotit Berisha, analisti u shpreh i keqardhur, duke marrë parasysh kontributin e tij 30 vjeçar në politikën shqiptare.
Lini një Përgjigje