
Në përfundim të seancës së sotme, avokati i Fatmir Mediu tha se nga dëshmitë e deri më tanishme ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, ka një ndryshim kilometrik.
“Ata që janë pyetur për ne kanë ndryshuar gur kilomentrik. Ajo çka prezumohet në aktin e ekspertimit. I biri i të ndjerit ka thënë se nuk ka një karrocë të salduar atë ditë pasi do ta kishte vënë re nga oborri i banesës së tij.
Ka momente të rëndësishme të ushtarakëve të lartë veçanërisht sa u takon subjekteve që unë përfaqësoj gjatë kohës që zoti Mediu ka qenë në detyrën e ministrit”, tha avokati.
Ish ministri Fatmir Mediu në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO tha se do të jetë në çdo seancë, edhe në gjyqin e radhës kur do të jetë dhe Shkëlzen Berisha.
Mediu tha se ka respektuar gjithmonë detyrën dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje. Ai tha se në maj kishte raportuar ndërhyrje të paligjshme nga kompania, për ndërtim pa leje, gjë që sipas tij e kishte raportuar te Policia Ushtarake. Sipas tij kjo strukturë duhej të vepronte.
Lini një Përgjigje