TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2023, 09:42

Ku ndodhet Safet Gjici tani? Artan Hoxha jep detaje të reja pas publikimit të videoskandalit

Shkruar nga Pamfleti
Ku ndodhet Safet Gjici tani? Artan Hoxha jep detaje të reja pas publikimit
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme ka dhënë disa detaje për dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Hoxha tha se dyshonte se mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dilte në qarkullim, por ajo doli dhe prishi punë, duke ngatërruar situatën.

Hoxha tha gjithashtu se Gjici ndodhet në Shqipëri, nuk ka ikur jashtë vendit.

"Thonë iku në Dubai, por Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.", tha gazetari.

Ish kryebashkiaku i Kukësit dha doërheqje pas publikimit të videoskandalit me 16 qeshor, ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qeshor brenda zyrës së tij.

Dyshohet se kamera ishte vendosur në çantën e Alma Kaçi.

Pasi video u bë virale Safet Gjici deklaroi se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me Alma K., ndërsa u shpreh se jepte dorëheqjen nga posti.

 

artan hoxha safet gjici

Lini një Përgjigje