
Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore relativisht te thata.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare përgjatë relieveve kodrinore-malore. Reshje të dobta shiu do të jenë prezente në majat e maleve në jug të vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Lini një Përgjigje