TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2024, 14:20

Krijimi i një qeverie teknike, Kikia: Mazhoranca nuk ka vullnet ta bëjë! Partitë e reja një realitet i ri në politikë

Shkruar nga Pamfleti
Krijimi i një qeverie teknike, Kikia: Mazhoranca nuk ka vullnet ta
Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aktualitetin politik të javës, teksa opozita mbajti një protestë të hënën duke bllokuar trafikun në kryeqytet.

Kikia e mbështet idenë e një qeverie kujdestare për zgjedhjet e reja parlamentare, por e shikon si të pamundur krijimin e diçkaje të tillë, pasi opozita nuk mund të imponohet dhe mazhoranca nuk ka vullnet ta bëjë.

“Do e mbështesja idenë e një qeverie kujdestare derisa të kishim një qeveri të konsoliduar dhe një rritje besimit te strukturat. Besoj se duke parë gatishmërinë e mazhorancës nuk do ta kemi këtë qeveri kujdestare. Deri tani nuk është shtruar fare si alternativë dhënia apo lejimi, pasi qeveria teknike është një ngjarje shumë e rëndësishme, pasi do praktikohet çdo proces zgjedhor ashtu si në Maqedoninë e Veriut. Bazuar edhe në këto protestat si presion ndaj mazhorancës, deri tani i konsideroj si shumë modeste presionin nga protestat për të detyruar mazhorancën të pranoj një kompromis dhe duke parë se nuk ka asnjë lloj shenje e shoh të pamundur krijimin e një qeverie teknike”, tha Kikia për “Report TV”.

Më tej, thotë se partitë e reja janë një realitet ndryshe nga partitë e vogla tradicionale, aleate të PD apo PS.

“Partitë e reja janë një realitet i ri. Ndryshe nga herët e tjera, ku parti ishin aleate të kampit socialist apo të PD. PS kur erdhi në pushtet në 2013 i asimiloi partitë e vogla, pasi kërkonin pjesë pushteti. Rama ndoqi një taktikë duke i shkrirë. Në kampin e majtë nuk ka aleatë. Në kampin e djathtë u ruajtën disa aleatë. Janë disa aktor që kanë mbetur. U krijuan disa parti të reja, edhe pse pa bosht specifik, po bëjnë vend. Kemi disa ndryshime. PS edhe pse fituese nuk gëzon më mbështetjen e mandatit të parë apo të dytë. PD pasi u mor në kontroll nga Berisha, fitoi militantët por humbi mbështetjen e elektoratit gri pasi nuk mbështesin Sali Berishën. Kjo nuk krijon terren për PD”, u shpreh analisti.

qeveria teknike

Lini një Përgjigje