
Gazetari investigativ Elton Qyno ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si po procedohet për zgjedhjen kreut te ri të SPAK.
Sipas tij, lobimi për drejtues SPAK-u, po shkëmbehet me karrige pune. Ai thekson se po bëhen pazare dhe ofrim ofiqe për qëllime okulte personale dhe jo në interes të garantimit të një gare të drejtë apo interesit publik.
Ndërkohë, Elton Qyno ironizon duke thënë se: “po kur hapin fjalët që…amerikanët parapëlqenin një prokuror aty në SPAK si drejtues, por ai nuk e pranoi ftesë-ofertën… kjo të bën për të qeshur”.
“Që kur erdhi dita që lobimi për drejtues SPAK-u, të shkëmbehet me karrige pune, tregon se kemi ecur shumë para, por shumë ama
Me këtë formë, nuk ka as garë, as platforma, as konkurrencë, as fushatë kandidatësh, asgjë.
Veçse pazare dhe ofrim ofiqe për qëllime okulte personale dhe jo në interes të garantimit të një gare të drejtë apo interesit publik.
Le që kush pyet për publikun. Publiku aty është maskë.
Po kur hapin fjalët që:
“…Amerikanët parapëlqenin një prokuror aty në SPAK si drejtues, por ai nuk e pranoi ftesë-ofertën…”. Kjo të bën për të qeshur”, shkroi gazetari në rrjetet sociale.
Amerikanet te keta llumbacet e te paaftet e spakut e kan mendjen Qyno ,kan tall trapin me njerzit me keto muhabetet e amerikaneve keta plerat bravo i qofte sakatuan gjith vendin ,nuk lan shqiptar pa ber organizate e grup kriminal na e n xine vendin tone keta shpirtzinj