TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2025, 18:33

Fshati Zëmblak në Maliq pa ujë të pijshëm, banorët: Vjen vetëm 2 orë në ditë, institucionet të marrin masa!

Shkruar nga Pamfleti

Fshati Zëmblak në Maliq pa ujë të pijshëm,

Banorët e fshatit Zëmblak në Maliq vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se uji shkon vetëm dy orë në ditë, por është i pamjaftueshëm për nevojat e tyre.

Banorët theksojnë se fshati ka edhe problematika të tjera si braktisja nga të rinjtë për shkak të mungesës së investimeve, ndërsa shtojnë se fajtor për këto situata është shteti që i ka lënë në harresë totale.

Edhe pse zona njihet për burime ujore, fshati Zëmblak thahet për ujë. Zgjidhja e vetme për familjet mbetet grumbullimi i ujit në depozita për përdorim.

“Përveç mungesës së ujit, nuk ofrohen as shërbime të tjera bazë, madje as në varrezat e fshatit, të cilat janë lënë në mëshirë të kohës”, tha një banor i zonës për “Syri TV”.

Në Zëmblak, të rinjtë janë larguar prej vitesh drejt qyteteve ose jashtë vendit, duke lënë pas një zonë që po boshatiset çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë, banorët i bëjnë apel institucioneve të ndërhyjnë menjëherë pasi jetesa në këto kushte është shumë e vështirë.

Lini një Përgjigje