Drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi, ka folur në RTSH dhe për një draft ligjor që duket se do të jetë debate më i madh publik i muajve në vijim.
Ish-Kryeprokurori ka thënë se kjo është plagë e madhe sociale dhe se ai personalisht nuk do të jetë kurrësesi dakord në raportin personal mbi këtë.
Drafti i Kodit të Penal është një propozim voluminoz që rikoncepton të drejtën penale në Shqipëri, por çfarë tërheq vëmendjen është një propozim shumë i guximshëm, legalizimi i prostitucionit dhe i shtëpive publike.
Aktualisht, si personi që e ushtron prostitucionin, edhe personi që paguan për të dënohen nga Kodi Penal.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, i cili shkatërroi këtë institucion kaq të rëndësishme, në një dalje të pazakontë televizive dje deklaroi gjithshtu se boi i bëhet shantazh për shkak të funksionit.
Edhe pse i akuzuar për përzgjedhje klienteliste të kandidatëve që fitojnë të drejtën për tu pranuar në shkollën e Magjistraturës, gjithashtu nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për rastet të tilla shpërdorimi detyre dhe korrupsioni, ai fajëson ata që e kanë denoncuar atë për pabarazi, si shantazhues duke marrë kështu rolin e viktimës.
Lini një Përgjigje