
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në kryeqytet u zhvillua një marshim, ku përveç vajzave kanë marrë pjesë edhe burrat.
Fllimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë.
Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen, por raste femicidi.
“Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhen në pankarta.
Lini një Përgjigje