TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2024, 07:12

Kopsitet dosja e Ilir Metës në SPAK, avokati Romeo Kara: Arrestimi i tij është vonuar!

Shkruar nga Pamfleti
Kopsitet dosja e Ilir Metës në SPAK, avokati Romeo Kara: Arrestimi i
Avokati Romeo Kara dhe Ilir Meta

Avokati Romeo Kara thotë se SPAK është i vonuar me arrestimin e Ilir Metës, teksa Prokuroria e Posaçme, ka përfuduar hetimet për pasurinë e tij dhe bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” , Kara u shpreh se SPAK duhet të kishte mbaruar hetimet për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Ai e ka bërë punën e çmendjes, ka ndihmuar që ky popull të dalë nga binarët. Të çmendet më keq. Mendoj që SPAK është i vonuar, duhet të kishim mbaruar punë me Metën dhe Berishën. Jam i habitur që ky person është akoma i lirë. Imagjino që ky tarallaku na ka qeverisur. Është i vonuar arrestimi i tij. Ajo forcë politike është e korruptuar. Duhet të shohim sa më shpejt, brenda këtyre javëve, arrestimin e tij. Duhet të ishte kapitull i mbyllur”, theksoi ai.

arrestimi i ilir metës spak

Lini një Përgjigje