
Gazetari Adratik Doçi i ka kushtuar disa vargje satirike, Kodit të ri Penal, i cili mbeti “jetim” për shkak shkallës amatorekse me të cilën ishte hartuar dhe paradokseve që ishin përfshirë në të.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Doçi ironizon gjithë procesin, duke filluar që nga diskutimet për kodin e ri e deri te drafti i cili u publikua pak ditë më parë.
Gazetari shton në vargjet e tij se Kodi nuk ishte gjë tjetër veçse se një kopje kodit turk dhe atij suedez. Sipas Doçit me këtë kod u amnistua korrupsioni, ndërkohë që shton se personat që punuan për hartimin e kodit i kanë përzënë fëmijët e tyre nga Shqipëria për të mos jetuar më këtu.
Postimi i Adriatik Doçit:
Kodi i koranit
Në hyrje t'vjeshtës, në at' buzë liqeni
N'motel mes ndrikullash e tava korani
Diskutime e të qeshura sa tundej vendi
Për kodin e ri penal që meriton vatani
Baballarët me postatë t'drejtësisë tonë
Qindra nene mes dollive seç i arnuan
Nga Turqia në Suedi kopjuan deri vonë
Korrupsionin me një nen e amnistuan
Mandej kodin na e hodhën si dorashkë
Kur fëmijët vet i kishin bërë holandezë
Pas dorashkës në një jaht janë bashkë
Duke qeshur si kopilin na e lanë n'derë.
Lini një Përgjigje