TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2025, 14:21

Vatër e madhe zjarri në Peqin, era e fortë ndihmon përhapjen

Shkruar nga Pamfleti

Vatër e madhe zjarri në Peqin, era e fortë ndihmon përhapjen

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Grykshit, në Peqin, ndërsa flakët kanë ‘pushtuar’ një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ullinj.

Sipas të dhënave nga terreni, zjarri ka avancuar me shpejtësi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe terrenit të thyer.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të vënë nën kontroll flakët.

Megjithatë, përpjekjet për shuarjen e zjarrit po pengohen ndjeshëm nga era e fortë, thatësira e motit dhe vështirësitë në aksesimin e zonës malore.

Lini një Përgjigje