TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 12:37

KLSH “nxin” QSUT, 10 milionë euro për kompaninë me paisje larëse jashtë funksionit

Shkruar nga Pamfleti

KLSH “nxin” QSUT, 10 milionë euro për kompaninë me

Plot 10 milionë euro i ka dhënë QSUT-ja subjektit privat “A.G.S” për shërbimin e lavanderisë, por pas fitimit të tenderit rregullat e lojës ndryshojnë dhe shërbimi nuk ofrohet sipas kushteve të kontratës.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë auditimit të kryer në ambientet e brendshme të lavanderisë ka rezultuar se dy barriera larëse profesionale nuk ishin në gjendje pune dhe ishin të magazinuara në një ambient brenda lavanderisë.

Subjekti “AGS” ka vazhduar i pa shqetësuar duke mos punuar më kapacitet të plotë, sepse, sipas KLSH-së, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë QSUT-së nuk ka kryer monitorim e kontratës.

Shkelja e kontratës vijon edhe me një tjetër fakt të konstatuar nga KLSH-ja, sipas këtij institucioni operatori ekonomik “A.G.S” duhet te disponojë 7 lloje thasësh për mbledhjen e materialeve të kontaminuara, por pas auditit rezultoi se përdorte vetëm dy lloje.

Kjo ka sjellë mungesën e ndarjes së materialeve me rreziqe të ndryshme, si materiale të kontaminuara, ose materiale me rrezik mikrobiologjik.

Sikur të mos mjaftonte mosrespektimi i kontratës, subjekti “AGS”, me administratore znj. Alma Tafani i ka sjellë dëm buxhetit të shtetit dhe QSUT-së, pasi ka deklaruar peshën me te madhe se ajo reale e materialeve që janë larë.

Më konkretisht, sipas KLSH-së, duke qenë se kësaj kompanie i është paguar një vlerë më të lartë se pesha reale i ka shkaktuar dëm QSUT-së vlerën 11,032,753.88 dhe duhet ta arkëtojë në Buxhetin e Shtetit këtë shumë të përfituar padrejtësisht brenda datës 31.03.2024.

Administratorja Alma Tafani nuk e ka pranuar faktin që dy makina larëse kanë qenë jashtë funksionit, ndërsa lidhje me kthimin e vlerës 11,032,753.88 lekë u shpreh se i ka kërkuar grupit të auditimit të kryejë përsëritjen e peshimit.

Edhe më herët në media janë publikuar problematika që mund të kenë kosto te  shëndeti i qytetarëve, pasi çarçafët e palarë të pacientëve janë transportuar me  furgonin e  firmës “Zepa Natyral”, e cila njihet për prodhimet e bulmetit. /Ora News

qsut klsh

Lini një Përgjigje