
Analisti Arjan Curri, deklaroi se hetimi i mbetjeve toksike është një çështje e madhe për Prokurorinë e Durrësit. Ai deklaroi se në vendin tonë janë groposur me tonelata lëndë toksike dhe kjo mbahet e fshehtë.
“Ka vende që ta bëjnë alarmante për të dëmtuar turizmin, është një problem i madh, problem politik. Unë kam pasur herë pas here informacion që ne kemi qenë Tajlanda, këtu mund të jenë pafund fuçi me mbetje toksike të fundosura, por kjo nuk është as dërgesa e parë dhe as e fundit.
Kurum do të prodhojë sërish mbetje, ç’do të bëhet më tutje. Është i njëjti pluhur i verdhë, nga filtrat del më pak, por është toksik. Prokuroria e Durrësit është e vogël për të hetuar për mua. Është një histori gjeo-politike, një histori shumë e madhe për shpatullat e prokurorisë së Durrësit”, tha ai në Top Story.
Lini një Përgjigje