
Juristi Kreshnik Spahiu ka analizuar letrën e Ilir Metës nga burgu. Ai thotë që Meta në këtë shkrim publik ka ngritur dy akuza atë politike dhe juridike.
Spahiu thotë që politike e ka fajin Edi Rama dhe juridike Monika Kryemadhi.
“Ilir Meta nuk thotë të vërtetën, ai 10 vjet i ka shpëtuar akuzave sipas statusit të presidentit dhe kryetarit të parlamentit, edhe pse ishte në këto akuza. Strategjikisht është e njëjta takitike që e merr anëtari më i dobët i familjes, pra që në rastin konkret Monika që është grua që vuan nga një sëmundje”, tha Spahiu te “5 pyetjet”.
Më pas ai shprehet që shpreson që gjykimi për Metën të bëhet publik dhe me dyer të hapura, ku të garantohet transparenca.
Lini një Përgjigje