TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2025, 13:19

Kërkon lirimin nga burgu, Ilir Meta kundërshton me tone të ashpra pretendimet e prokurorëve në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon lirimin nga burgu, Ilir Meta kundërshton me tone të ashpra

Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku po merr pjesë në seancë. Sipas gazetares Klodiana Lala, Ilir Meta ka kundërshtuar me tone të ashpra të gjitha pretendimet e prokurorëve të posaçëm.

Sot po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron dokumentin si të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

Që nga tetori i vitit të kaluar, kreu i PL ndodhet në qeli, ndërsa përballet me akuzat për pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Lini një Përgjigje