TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2023, 10:28

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Alma Kaçit

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Alma Kaçit për masë më të lehtë sigurie.

Aktualisht, Alma Kaçi është nën arrest shtëpie dhe kërkon një masë më të lehtë arresti. Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj 40 vjeçares, që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit. Safet Gjici, po hetohet në “arrest shtëpie” për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa tani kërkon ‘hetim në gjendje të lirë’.

Në Korrik, Kaçi dha sqarime para SPAK për videon intime ku shfaqej me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u arrestua më 24 qershor për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

 

alma kaçi

Lini një Përgjigje