TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Mars 2023, 11:06

Kënga e Armaldo Kllogjerit publikohet menjëherë në Youtube, fitimet i shkojnë TCH

Shkruar nga Pamfleti

Kënga e Armaldo Kllogjerit publikohet menjëherë në Youtube,

Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania” po përfiton sërish në kurriz të banorëve. Pas suksesit të madh të këngës së Luiz Ejllit për Kiara Titos “Me ty”, e cila u publikua në ‘Youtube’ e Top Channel, të njëjtin fat do ketë edhe ajo e Armaldo Kllogjerit.

Maestro, këndoi mbrëmjen e kaluar këngën dedikuar grave dhe femrave me rastin e ‘8 Marsit’. Ai kishte bërë kërkesë në dhomën e rrëfimit, për krijimin e kësaj këngë, derisa produksioni, i dha shansin e e ndihmoi që ta bënte realitet dëshirën.

Por kënga do jetë në faqen zyrtare të Top Medias, e të gjitha fitimet nga klikimet do jenë të tyre. Kështu u veprua edhe me këngën e Luizit, e cila për tre javë ka arritur 3.7 milionë klikime.

mediat angleze azil shqiptarët

Lini një Përgjigje