TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 20:30

“Kemi ngritur 700 akuza”/ Operacioni në kampin e MEK vë në lëvizje Iranin, kërkohet gjyq për muxhahedinët

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi ngritur 700 akuza”/ Operacioni në kampin e MEK vë
Policia në kampin e MEK

Irani është hedhur në sulm pas operacionit të policisë në kampin e MEK. Kaq duhej që të riaktivizohen sulmet e tyre ndaj muxhahedinëve, të cilët strehohen në vendin tonë.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Islamike ka treguar planet për të mbajtur një "gjyq ndërkombëtar" për të gjykuar anëtarët e MEK.

Mohammad Jaafar Montazeri tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK), njoftoi agjencia e lajmeve ISNA më 28 qershor. 

Montazeri tha se gjykata do të mblidhet së shpejti për të ndjekur penalisht këta individë. Ai nuk dha detaje të tjera.

Policia shqiptare më 20 qershor bastisi kampiun e MEK në Manzë dhe sekuestroi dhjetëra kompjuterë. Grupi dyshohet se ka orkestruar sulme kibernetike kundër institucioneve të huaja.

36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3. Përfaqësuesit e MEK-ut pretenduan se një i moshuar vdiq si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, por autoritetet shqiptare mohuan përgjegjësinë.

Policia tha se operacioni u krye me urdhër të SPAK, pas "shkeljes së marrëveshjeve dhe angazhimeve" të bëra nga grupi kur ata u vendosën në Shqipëri një dekadë më parë.

Operacioni i policisë ngjalli shumë dyshime. SHBA e mbështeti aksionin, ndërsa ka pasur dhe kërcënime se ata mund të largohen. Irani duket se këtë po priste dhe tani do bëjë gjyqe për t’i dënuar të gjithë dhe më pas do kërkohet arrestimi nëse ata dëbohen.

 

muxhahedine mek irani

Lini një Përgjigje