TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2024, 23:04

“Ke të drejtë ‘mbret’ se nuk doli një profesionist të të vërë prangat”, Klodian Lala zbulon sulmet e Ramës ndaj BKH dhe “shpërthen” në akuza

Shkruar nga Pamfleti

“Ke të drejtë ‘mbret’ se nuk doli një

Gazetarja Klodiana Lala ka shpërthyer në kritika të forta ndaj kryeministrit. Ajo ka zbuluar detaje nga intervista që ka dhënë Rama në një revistë, ku sipas saj sulmon BKH pas aksioneve në disa ministri.

Postimi i Lalës

"Duke qenë një njeri që jetoj çdo ditë si mbi gjemba, dhe e nis ditën i pakënaqur me veten time, e pastaj e ngrys i pakënaqur me të tërë shtetin, nuk kam sesi të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, të hetuesve të BKH-së në zyrat e shtetit…"

Kështu ka deklaruar ndër të tjera Kryeministri Edi Rama gjate një interviste për gazetaren Anila Basha për revistën “Neësbomb.al”.

Ke te drejte "mbret" se nuk doli një profesionist me kurajo e dinjitet nga ajo zyre te të vërtise prangat Ty e sojit tënd. Ndaj bën festë e na zhvat përditë, pastaj na përqesh...

Disa celulare ju kanë marrë neper zyra e ju ka ikur mendja. Imagjinoni të gërmojnë pak me shume çfarë ere e shpifur qe vjen politika me Ju në krye.

"Mbret" nuk ka nevoje te na tregosh shfaqje te panevojshme, por mos na vidhni me, mos vidhni vota, mos lejoni te shpopullohemi, siguroni ilace per femijet e sëmurë, luftoni krimin qe po sundon vendin. Sa per perralla me police ju tregoj une me shumice.

Lini një Përgjigje