TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2025, 20:37

KE nxin policinë e Ilir Prodës: Korrupsioni masiv dhe lidhje me grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti

KE nxin policinë e Ilir Prodës: Korrupsioni masiv dhe lidhje me grupet

KE jep alarmin mbi gjendjen ku ndodhet Policia e Shtetit...

Komisioni Europian i ka dhënë një goditje të fortë Policisë së Shtetit. Në raportin e publikuar për vendin tonë mbi shtetin e së drejtës, evidentohen shumë probleme sa i takon policisë.

Sipas raportit, korrupsioni në radhët e uniformave blu është rritur ndjeshëm. Aty jepen dhe shifra nga procedimet që kanë nisur ndaj efektivëve.

Pavarësisht disa përpjekjeve kundër korrupsionit, përfshirë rishikimin e Ligjit për Policinë, policia shtetërore është ende shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit. Ligji për Policinë është rishikuar, duke përfshirë një numër ndryshimesh strukturore77. Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë rriti aktivitetet e saj. Në vitin 2024, Agjencia mori 1 704 ankesa nga qytetarët në lidhje me sjelljen e stafit të Policisë së Shtetit drejtpërdrejt dhe 3 334 përmes një linje të dedikuar policore. Ajo nisi 63 inspektime, nga 51 në vitin 2023, dhe rekomandoi hetime disiplinore për 283 punonjës, 60% më shumë se në vitin 2023. Komisioni i Hetimit Disiplinor vendosi masa disiplinore për 43 oficerë policie. Agjencia gjithashtu referoi 463 punonjës të zbatimit të ligjit për ndjekje penale (35% më shumë se në vitin 2023), kryesisht për "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv"78”, thekson raporti.

Më tek KE ndalet dhe te vetingu në polici, i cili duket se mbeti në mes dhe tani është harruar. Sipas raportit, vitin e kaluar ra në sy fakti se vetëm 1 efektiv u shkarkua, pjesa tjetër u konfirmuan.

Me qëllim sigurimin e integritetit të personelit policor, vitin e kaluar 62 individë iu nënshtruan vlerësimit periodik dhe kalimtar, me 46 vendime konfirmimi dhe shkarkim nga detyra në një rast”, thekson raporti.

Komisioni Europian ndalet dhe te “Thembra e Akilit”. Sipas raportit, hetimet e SPAK kanë zbuluar se shumë efektivë kanë lidhje me bandat kriminale.

Në mars të vitit 2025, një operacion i brendshëm i udhëhequr nga SPAK dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë, rezultoi në arrestimin e tre oficerëve të policisë, për shkak të përfshirjes së tyre të dyshuar me grupe kriminale”, thekson raporti.

Ky raport vjen në një kohë kur kryeministri ka nisur një proces riorganizimi në pushtetin vendor, por Rama nuk sheh pushtetin qendror. Sot dha dorëheqjen kreu i AMP, ndërkohë që përgjegjësit kryesorë për gjendjen ku është zhytur policia janë: Ilir Proda dhe Ervin Hoxha. /Pamfleti

Lini një Përgjigje