TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2025, 17:17

Kë kërkon SHBA në pranga? VanHorn shton presionin ndaj Tiranës, tjetër ultimatum për të goditur bandat kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Kë kërkon SHBA në pranga? VanHorn shton presionin ndaj

Urdhri politik nga Uashingtoni: Të pastrohet Shqipëria nga krimi i organizuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin ndaj Tiranës për të goditur bandat kriminale. Teksa përditë ka lajme nga mediat ndërkombëtare se vendi ynë është kthyer në çerdhe pastrimi parash të trafikut të drogës dhe bandat kanë lidhje me politikën, amerikanët duket se janë vënë në lëvizje.

Sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, zhvilloi takimin e parë zyrtar me Ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, ku mesazhi ishte i qartë: nuk do të ketë asnjë tolerim për rrjetet kriminale që operojnë në Shqipëri dhe rajon.

Sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”, thekson ambasada.

Ajo që bie në sy është se VanHorn e ka vënë disa herë theksin te krimi i organizuar. Të njëjtën gjë tha edhe në takimin që pati me ministrin e Drejtësisë, ku e bëri të qartë se SHBA kërkon luftë ndaj bandave kriminale.

Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të administratës Trump”, shprehej VanHorn.

E njëjta gjë u përsërit edhe në një takim që e dërguara e SHBA pati me Altin Dumanin, pak ditë më parë. “Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, shprehej ambasada.

Dyshimet janë se në tryezë janë vendosur të dhëna konkrete për veprimtarinë e disa grupeve shqiptare që operojnë brenda dhe jashtë vendit. Dosjet, të hartuara nga agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, përmbajnë informacione mbi rrugët e trafikut, pastrimin e parave dhe mbështetjen politike që u sigurohet këtyre strukturave kriminale. /Pamfleti

Lini një Përgjigje