TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2026, 19:26

Katër të vdekur dhe pesë të plagosur në pak orë; kur automjetet kthehen në armë, kush është fajtor?!

Shkruar nga Pamfleti
Katër të vdekur dhe pesë të plagosur në pak orë;
Foto ilustruese

Fajtori kryesor, sigurisht janë shoferët e pa edukuar, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë nivelin e pasojave që vijnë si rrjedhojë e pa përngjashmërisë së tyre në timon; qoftë ajo ecja me shpejtësi, mos respektimi i shenjave të qarkullimit, apo drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo substancave të tjera...

Kjo e diel u kthye në një ditë të zezë për shkak të aksidenteve. Një bilanc tragjik me 4 të vdekur dhe 5 të plagosur në vetëm pak orë është një alarm që duhet të na tërheqë vëmendjen të gjithëve.

Fillimisht, mesditën e sotme ndodhi një aksident tragjik në qytetin e Durrësit, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, teksa po luanin në trotuar. Ngjarja u regjistrua në zonën e Kënetës, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, ku një automjet përplasi tre fëmijë të moshës 8–10 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për dy prej të miturve, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai dyshohet se ka ecur me shpejtësi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në trotuar ku luanin tre fëmijët. Tashmë ai është arrestuar nga policia.

Më vonë, një tjetër aksident i rëndë rrugor u regjistrua në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë. Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një veturë, duke lënë pas tre të plagosur, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit.

Rreth orës 17:00, një person rreth 45 vjeç humbi jetën si pasojë e një aksidenti, teksa udhëtonte me motor. Viktima, e identifikuar si Arben Karamuço, humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, gjë që rezultoi fatale për të. Fatmirësisht, gruaja e tij, e cila ndodhej mbrapa në motor, arriti të shpëtojë me disa lëndime.

Fajtorë për këto bilance tragjike, përveç atyre që ndodhen pas timonit në ato çaste, janë edhe disa të tjerë.

Fajtorë për këto bilance tragjike, përveç atyre që ndodhen pas timonit në ato çaste janë dhe disa të tjerë.  Fajtori kryesor sigurisht janë shoferët e pa edukuar të cilët nuk arrijnë të kuptojnë nivelin e pasojave që vijnë si rrjedhojë e pa përngjashmërisë së tyre në timon; qoftë ajo ecja me shpejtësi, mos respektimi i shenjave të qarkullimit, apo drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo substancave të tjera.  

Fajtori i dytë në këtë pikë është polica, e cila përtej punës së palodhshme që bën ka shumë mangësi në mënyrën se si e bën punën e saj, sa i takon sensibilizimit dhe dënimit të personave problematikë. Në shumë raste ‘mbyllja e njërit sy’ si gjest njerëzor ndaj shkelësve, ka krijuar një kulturë në radhët e shoferëve në vendin tonë se shkeljet ‘falen’ ose kalohen me ‘dënime minimale’ dhe pasojat e kësaj kulture i shohim çdo ditë në rrugë.  

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, janë dënimet e parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Pavarësisht se vlera e gjobave është rritur vitet e fundit, kjo nuk ka sjellë ulje të aksidenteve. Për të rritur sensibilizimin te shoferët, dënimet duhet të bëhen më të ashpra dhe të parashikohen masa edhe më ekstreme për ata që përsërisin të njëjtat shkelje. Për disa ky mund të duket hap i tepruar, por më mirë gabimet nga papërgjegjshmëria të na kushtojnë disa monedha më shumë në xhepat tanë, derisa sa masa të sensibilizohet, sesa të paguajmë me jetë njerëzish çdo ditë./Pamfleti

aksident durrës

2 Komente

  1. T
    Tony

    Jepini, jepini patenta rrugaceve, drogaxhinjve e lloj lloj ndyresire. Edhe ne shtetet dhjetra milioneshe nuk behen kaq aksidente te renda si ne Shqiperi.

    1. E
      ERL ZGURAJ

      NUK JA JAPIN TONY, I BLEJNE. 100 MIJE LEKE PER TE KALUAR SHENJAT DHE 200 PER TE MARRE PRAKTIKEN. KA DHE QE TE MOS SHKOSH FARE E TE PAGUSH 50 NEN DORE. SEKSERE JANE INSTRUKTORET E AUTOSHKOLLAVE QE E KANE GRURE ME INSPEKTORET E PATENTAVE. PO KETU SKA POLICI KRIMINALE QE TI GJURMOJE. KY ESHTE SHTET I TREDHUR. DHE KY PACAVURE KRYEMINISTER PA PIKEN E TURPIT BEN SIKUR I DHIMBSEN VIKTIMAT E SHKRUAN NE RRJETET SOCIALE. KEMI GABU RENDE QE E KEMI VOTU KET ED RAMEN QE E KA GROPOS SHQIPRINE,

      Lini një Përgjigje