TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2024, 19:45

“Katër pedagogë të arrestuar në Shkodër për ryshfet”, Arben Llangozi akuzon autoritetet: Kanë fshehur ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

“Katër pedagogë të arrestuar në Shkodër për

Avokati Arben Llangozi ka deklaruar se vetëm ditën e sotme janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës, ndërsa nuk ka kursyer akuzat ndaj Policisë dhe Prokurorisë

Sipas avokatit, këto arrestime janë bërë sepse dyshohet që pedagogët kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit, duke marrë ryshfet nga studentët.

Jo më larg se sot janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës për korrupsion”, shprehet Llangozi për Top News.

Sakaq, Llangozi ka theksuar se asnjë media nuk po reagon, pasi sipas tij Policia dhe Prokuroria kanë mbuluar ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje.

Asnjë media nuk flet. Pse? Sepse policia së bashku me prokurorinë kanë mbuluar ngjarjen. Janë arrestuar që në mëngjes, janë kapur flagrancë edhe nuk janë publikuar emrat. Kanë marrë ryshfet nga studentët për provimet. Unë e kam informacion të brendshëm, kanë ndryshuar dhe prokurorin dhe e mbajnë sekret”, tha avokati.

arben llangozi avokat akuza

Lini një Përgjigje