
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit rreth orës 16:40 të ditës së sotme. Një 35-vjeçar ka përplasur më një automjet tip “Benz” këmbësorin 71-vjeçar.
I moshuari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një operacioni.
"Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.
Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje