TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2024, 16:18

“Donte të hiqte vëmendjen e akuzave nga Meloni”, Kreshnik Spahiu zbulon arsyen përse Rama u përplas me “RAI 3”!

Shkruar nga Pamfleti

“Donte të hiqte vëmendjen e akuzave nga Meloni”, Kreshnik

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të gabuar reagimin e kryeministrit Edi Rama pas dokumentarit të publikuar nga “RAI 3” në Itali, i cili “godiste” sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin dhe marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët.

Kreshnik Spahiu tha se në Europë dhe Shqipëri pothuajse askush nuk e shikon më RAI-n dhe sipas tij, nëse Rama nuk do të kishte reaguar, nuk do të kishte bërë kaq shumë bujë kjo çështje.

Mua Rama më është dukur i çuditshëm për një gjë. Dhe unë do i bëj një pyetje shikuesve. Nëse Rama nuk do i ishte përgjigjur drejtorit të RAI-t, a do e merrte vesh populli që ka pasur një emision në RAI? Sot në Shqipëri as 0.01 % nuk e ndjekin RAI-n. Rai 3 në Shqipëri sot nuk ka asnjë audiencë”, u shpreh Spahiu.

Juristi tha gjithashtu se Rama mund të ketë reaguar për qëllime të tjera, për të marrë më shumë mbështetje nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, që sipas Spahiut, ishte edhe shënjestra e sulmit të RAI-t.

Rama ka bërë një lojë, ka një qëllim të tijin për të shkëputur vëmendjen, për të marrë më mbështetje politike te Meloni dhe u fut në replikë me RAI-n. Se në të vërtetë RAI nuk kishte qëllim të godiste Ramën, por Melonin, e cila është treguar shumë e mençur, nuk ka reaguar fare lidhur me këtë çështje”, deklaroi Spahiu për Euronews.

Gjithashtu nga ana tjetër, Spahiu shprehet se nëse Rama nuk do kishte reaguar opozita do theksonte përse Rama nuk reagon ndaj akuzave të Ramës.

Justifikimi i drejtuesve të RAI-t ishte që vetëm drejtuesit rusë dhe kryeministri shqiptar kanë reaguar ndaj RAIT. E vërtetë sepse vetëm shqiptarët dhe rusët impresionohen nga RAI. Nëse RAI do të bëjë një emision për Gjermaninë, nuk i intereson askujt. Po të kishte heshtur Rama, opozita do të thoshte pse nuk reagon Rama ndaj akuzave të RAI-t. Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tha Spahiu.

kreshnik spahiu edi rama dokumentari italian

Lini një Përgjigje