TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2024, 22:10

Karamuço zbulon skemën: Ju tregoj si po manipulohen mesazhet e Sky Ecc për presione e shantazhe

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço zbulon skemën: Ju tregoj si po manipulohen mesazhet e Sky

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar skemën se si po manipulohen mesazhet e Sky Ecc për të zhvilluar shantazhe.

Rasti më i fundit ishte ai i Gazment Bardhit, ku pretendohej se emri i tij dilte në përgjime. Bardhi pretendon se është falsifikim. Sipas Karamuços, manipulimi ndodh kur dosja shkon nga SPAK në GJKKO.

Ka shumë mënyra për të dalë por një mënyrë shumë e trashë është që kur aktet shkojnë nga SPAK, në sekretari, administratë gjykatë, me ato duhet të njihet avokati. Pra të njihet jo t’i marrë. I lihet dhe një kohë e caktuar t’i lexojë. Në ato raste mundtë bëhet ndonjë foto. Jo vetëm nga avokatët dhe nga persona të tjerë. Dhe këto foto ose dalin në versionin origjinal ose këta i ndryshojnë dhe i hedhin në treg të manipuluara. Manipulohen shumë lehtë dhe në rastin e Bardhit gazetari Qyno tha se është i manipuluar se nuk është formati i tyre. SPAK ka një sfidë të madhe me sekretin hetimor”, tha ai në “Euronews”.

Lini një Përgjigje