TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2025, 19:05

“Kapriço e vajzës nga kokaina”, gazetari për ngjarjen e Astirit: Policinë e alarmoi familja e 21-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

“Kapriço e vajzës nga kokaina”, gazetari për

Gazetari Andi Llabuti ka folur rreth ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Astir, ku një vajzë ka telefonuar për ndihmë policinë pasi ndihej e kërcënuar.

Sipas informacioneve të deritanishme, vajza ka pranuar para policisë se ajo kishte qenë me dëshirë në shoqërinë e të dashurit të saj dhe miqve të tyre, të bërë grup në 2 apartamente me qira ditore, që 26-vjeçari Joni Sadikaj kishte marrë në katin e 8 të një pallati në zonën e Astirit.

I pyetur në emisionin “People” në Euronews Albania ku se çfarë mund ta ketë trembur policinë që ka shkuar me forcat RENEA në shpëtim të vajzës, gazetari Llabuti tha:

Mua kjo më duket më tepër si një kapriço e vajzës nga kokaina, nga pijet e ndryshme. Thuhet se telefonata nuk është bërë nga vetë vajza, por nga familjarët e vajzës. Gjithmonë prindërit mundohen ta hiperbolizojnë gjendjen, aq më tepër të fëmijës. Kjo mund ta ketë bërë alarmante për policinë”.

Lini një Përgjigje