TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2025, 17:38

Përfundon operacioni, gjendja shëndetësore e Janullatos mbetet e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon operacioni, gjendja shëndetësore e Janullatos mbetet e

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas u shtrua në sallën e operacionit pasditen e së premtes.

Ai iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal nga kirurgu z. Stelios Kapiris, Drejtor i Klinikës C Kirurgjike të Evangelismos. Operacioni përfundoi pak para orës 18.30 të pasdites dhe tani Fortlumturia do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv, shkruajnë mediat greke.

Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi ka pasur  gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët që në momentin e parë u përpoqën ta trajtojnë. Ky ishte edhe qëllimi i operacionit që u krye me nxitim.

Anastas, 96 vjeç kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit  ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv .

Krzepeshkopi ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ai ishte shtruar në spital gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangelismos , të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore.

Fillimisht gjendja e tij ishte nën kontroll, komunikimi i tij me mjedisin ishte i mirë dhe nuk duhej as të intubohej dhe as të shtrohej në Reanimacion.

Mirëpo, të dhënat ndryshuan në orët e fundit dhe tashmë gjendja e tij konsiderohet kritike.

Lini një Përgjigje