
Spitali “Evangelismos” ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas.
Sipas njoftimit zyrtar, 48 orët e ardhshme të Anastas janë kritike, ndërsa Kryepeshkopi iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemoragjik dhe u transferua sërish i intubuar në pavionin e Terapisë Intensive”.
Mesditën e së premtes, Kryepeshkopi Anastas u shtrua me urgjencë në sallën e operacionit dhe iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal nga kirurgu, Stelios Kapiri, Drejtor i Klinikës C Kirurgjike të Spitalit. Operacioni përfundoi pak para orës 18:30 dhe tani Fortlumturia do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv.
Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike , të cilën mjekët, që në momentin e parë që u shtrua në spital, u përpoqën ta trajtonin. Prelati 96-vjeçar kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.
Fortlumturia e tij, Anastasi, ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.
Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij të dobët, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pati gjakderdhje. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku edhe ai ishte shtruar në spital gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangelismos , të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore.
Lini një Përgjigje