
Gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Klodiana Lala dhanë detaje për rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës në portet evropiane.
Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala dhe Zhabina zbuluan informacione lidhur me kapjen e 1 ton kokainë në portin e Valencias në Spanjë ku, mes të tjerëve janë arrestuar edhe 3 shqiptarë.
Pjesë nga intervista:
Xhevahir Zhabina: Nga informacioni i mediave spanjolle thuhet se në këtë trafik janë disa persona të arrestuar, spanjollë dhe shqiptarë si dhe drejtuesi i “Guardia Civil”. U kap një ton kokainë. Se sa i rëndësishëm është ky port e tregon dosja e Ervin Matës kur u dhanë masa nga prokurorisë së Posaçme dhe në aplikacionin SKY u zbulua se aty do të vinte një sasi 500 kg kokainë do të vinte nga Ekuadori. Grupet shqiptare zotërojnë një pjesë të portit dhe nxjerrin drogën prej aty. Në dosjen e një viti më parë kishim disa persona të përmendur dhe pika e kontaktit ishte Ergys Dashi dhe personi i kontaktit ishte Ismail Zeneli. Këto janë detajet e para dhe më pas do të shohim cilët janë grupet e interesuara.
Klodiana Lala: Karteli ballkanik ka shkuar jo vetëm në vendin e origjinës, por specialiteti është nxjerrja e drogës nga portet në Evropë. Kur flitet për kartele janë disa grupime bashkë që sjellin drogën. Në portin e Valencias janë dy grupime. Ergysh Dashi fliste për dërgesa deri në 10 ton kokainë, por nuk kishte persona për t’i nxjerrë nga portet e BE-së. Dy janë grupet si klani “Farruku” dhe klani “Kaçorri”. Kokaina shpërndahet në vendet e BE-së veçanërisht në Britani dhe paratë vijnë për t’u pastruar edhe në Shqipëri. Ka zyrtarë të implikuar në këto porte dhe nuk është vetëm histori shqiptare.
Lini një Përgjigje