TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2025, 14:57

“Ju lutem”, fëmija i mitur terrorizohet nga policia; Myslim Murrizi: Fundërrina, turpi i shoqërisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ju lutem”, fëmija i mitur terrorizohet nga policia; Myslim

Një video e postuar në rrjet ka sjellë një seri reagimesh të forta ndaj sjelljes së disa punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë ndaluar një automjet dhe duket se kërkojnë të shoqërojnë në komisariat drejtuesin e mjetit.

Në sfond dëgjohen të qarat e një fëmije, që i lutet policëve.

Video është postuar nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili i kosnideron këta punonjës policie turp të shoqërisë dhe fundërrina të Policisë së Shtetit.

“Edhe kriminelët apo mafia ka një “kod” sjelljeje që kurrë nuk vret kur je nën shoqërinë e fëmijëve.

Këta janë plehrat që bëjnë pis dhe shkaktojnë urrejtjen e qytetarëve ndaj policisë, që në rreth 15 mijë policë që ka Shqipëria, etiketohen të gjithë njëlloj për hatër të disa qelbësirave si këto mostra.

Çfarëdo që të kishte bërë ky qytetar mund të shoqerohej me policë deri në banes sa te linte vajzën e vogël në shtëpi dhe pastaj të shoqërohej, ndalohej, arrestohej apo burgosej sipas ligjit apo veprës penale që mund të ketë kryer”, shkruan Murrizi.

Në vijim ai shkruan se kjo sjellje e mostrave me uniformë të Policisë së Shtetit është një krim që po terrorizon një fëmijë që sa të jetë gjallë nuk ka për ti ikur nga mendja kjo ngjarje e rëndë dhe kurrë nuk ka për ta shuar urrejtjen ndaj kapeles së këtyre palaçove.

3 Komente

  1. I
    I Sinqerti

    Duhet qe ti shkosh ne darke, tek shtepia e tij, kur te jete bashke me gruan, te shikojme si do sillet polici

    1. T
      Tironsi

      Mbaj mend ne 1993 nji familje doktoresh tek Blloku, futi si qerraxhi Z. Metaline, me femije. Ja shkaterroi shtepine edhe as paguante qira, as nuk leshonte apartamentin. Tani me shume respekt per malesoret burra te Tropojes, por ky zoti Metalia meqe qe koha kur policia qe ne dore te Verioreve, fuste ne dajak te zotet e shtepise me gjithe femije, nuk dilnin as nga apartamenti benin dhe terror. Çfare tmerri ka pare doktoresha e shkrete. Thone qe oas nja 3 muajve nderhyri Berisha( ishin shoke shkolle) edhe liroi pronen e zonjes. Nji mut kemi qene- ne hale jemi prape

      1. N
        Noci

        Turp, turp, turp,,,,,krim ndaj fëmijëve........ata janë rrugaçë ,jo polici Shteti....

        Lini një Përgjigje