Gazetarja Etleva Delia foli për operacionin e zhvilluar në Orosh, për kapjen e dy terroristëve që u izoluan prej disa orësh në banesë.
Gjatë intervistës, Delia tha se operacioni ishte me rrezikshmëri, ndërsa shpjegoi se si “ranë në gjurmët” e policisë së Pukës këto shtetas.
“Gjithçka ka nisur si një kontroll territori. Kanë parë një person të dyshimtë në fshatin Orosh të kryeziut. Një fshat pothuajse i braktisur dhe kjo ka bërë të binin në sy. Në momentin që i është bërë thirrje nga policia dhe i është kërkuar të ndalojë, është larguar. Më pas janë bërë kontrolle. Është kontaktuar pronari i banesës. Gjithashtu pronari i shtëpisë është arritur të futej në kontakt me personin që iu largua policisë. Këta shtetas kanë qenë në banesë pa dijeninë e pronarit. Në ndjekje nga policia e Pukës njëri prej tyre “ka thënë fjalë në gjuhën arabe”. Pas hetimeve rezultoi që njëri ishte në ndjekje nga terrori prej disa muajsh.
Antiterrori ka informacione. Ka persona të caktuar që kanë luftuar krah ISIS. Kanë shërbyer si komando dhe më pas janë kthyer i tillë ka qenë dhe Uka, ka qenë Komando në Irak dhe më pas janë kthyer. Dy shtetasin ishin subjekte të Antiterrorit”, tha Delia për "Abc News".
Lini një Përgjigje