TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2023, 18:11

Iute Credit “rrjep” qytetarët, bum denoncimesh për presionet dhe mashtrimet e kioskave të kredive

Shkruar nga Pamfleti

Iute Credit “rrjep” qytetarët, bum denoncimesh për

Iute Credit vijon të rrjepë qytetarët. Kjo kioskë, është një institucion financiar për dhënien e kredive dhe shumë herë është denoncuar nga qytetarët për mënyrat se si abuzon me ta. Së fundmi, një qytetar ka kontaktuar me JOQ dhe tregon se para disa kohësh ka marrë një kredi në Iute Credit me një vlerë prej 2 milion lekësh.

Qytetari shkruan se çdo muaj ka shlyer kredinë e marrë, por dy muaj e fundit nuk ka qenë në marrëdhënie pune, ndaj dhe nuk i ka paguar. Për këtë mospagesë të dy muajve, qytetari thotë se është telefonuar nga një punonjës i kompanisë, i cili e ka kërcënuar duke i thënë të paguajë për 1 orë vlerën e 3.7 milion lekëve ose do të përballet me gjyqin për përmbarim.

Lidhur me këtë, qytetari ka shkuar tek zyrat e Iute në rrugën e Durrësit dhe aty punonjësja i ka thënë që dosja e tij do të shkojë për përmbarim. Pas kësaj qytetari i ka shkruar një ankesë e cila nuk është marrë parasysh.
Tashmë qytetari është marrë në telefon nga zyra ligjore dhe i është thënë që ka 3 ditë kohë për të paguar vlerën tek Iute në të kundërt do të përballet me përmbarimin. Qytetari kërkon ndihmë për zgjidhjen e problemit të tij duke theksuar në Shqipëri nuk ka shtet që t'i mbyll këto institucione që rrjepin qytetarët ashtu siç u bë në Kosovë e cila e mbylli me kohë Iute Credit.

"Si jeni si kaluat. Me falni per shqetësimin, Por doja te beja nje denoncim per Iute Credit. Kam marr nje kredi prej 2mln lekesh aty dhe per disa muaj i kam ber pagesat mirpo per 2 muajt e fundit kam pas disa probleme familjare dhe nuk kam qene as ne marrdhenie pune dhe skam mundur ta paguaj. Tani me merr oficeri i kredise ne telefon dhe me thote me nje presion dhe krecenim qe hajde paguaje tani per 1 ore vleren 3.7mln lek ose perndryshe do kalosh direkt ne gjyq per permbarim dhe do te te marrim cdo gje ne emrin tend. Un skam mundesi ti "pjell" 3.7mln lek nga hici dhe shkova u interesova ne zyren e Iute Credit afer kafe Flora. Dhe ajo zonja me thote qe dosja jote eshte shume shpejt qe te shkoje per permbarim pasi nuk ka plotesuar afatin dhe me thote qe te lutem shkruaj nje ankese duke shkruajtur dhe sjelljen e oficerit te kredise sepse eshte e patloerueshme dhe qe ne ta shofim dhe ta marrim per baze qe ta rregullojm kontraten. Ankesen e bera te premten dhe jo e jo qe eshte marr per baze por sot me merr zyra ligjore ne telefon dhe me jep afat deri te premten per ta paguar te gjithe vleren. Ai me thote gjithashtu se Kompania Iute Credit te ka nxjerr me nje status shume te keq dhe ti nuk mundesh dot as per ta transferuar kredin dhe per 1vit nuk mund te marresh asnje kredi ne asnje vend edhe nese e shylen vleren. Gjithashtu me tha se ai ka vetem 3 dite kohe pasi nuk ka asgje ne dore dhe un duhet te perballem me permbarimim. Ketu ska shtet, Kosova keto institucione i ka mbyll me kohe, e kemi vet faijn komplet si popull. Lam nam nuk nderrojm dot nje qeveri te sjelli nje te hajrit te na i bej kete shtet. Do ti lutesha kush ka mundesi te me ndihmoj ja di per nder. Shum faleminderit", shkruan qytetari.

Pas këtij denoncimi në adresë të JOQ kanë mbërritur një sërë mesazhesh ku shprehnin shqetësimin dhe zhvatjen që u bën ky institucion financiar qytetarëve që marrin kredi tek ai.

Një qytetar tregon se ka marrë iPhone 6s në 2017 dhe e ka shlyer për 2 muaj, por pas 3 vjetësh, Iute e njofton se ka edhe 500 mijë lekë pa shlyer.

Iute Credit “rrjep” qytetarët, bum denoncimesh për

Një tjetër qytetar shkruan se Iute është gjobëvënës, pasi sipas tij ai ka marrë 800 mijë lekë të vjetër kredi tek Micro Iute dhe ia kanë çuar shumën për të shlyer në 1 milion e 700 mijë lekë të vjetra.

Iute Credit “rrjep” qytetarët, bum denoncimesh për

Një qytetar shkruan se ka marrë një kredi, por pasi ka rënë në koma, familjarët e tij kanë bërë kërkesë tek Iute për zgjidhje të problemit, por tani, Iute i kërkon qytetarit pas 7 muajsh qëndrim në koma të paguajë kredinë. /JOQ

Iute Credit “rrjep” qytetarët, bum denoncimesh për

iute credit kredi mashtrime

Lini një Përgjigje