TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2023, 15:20

“Bandat kanë blerë drejtësinë”, Spartak Ngjela: Pas atentatit të dytë pa autor, qyteti nuk është më i sigurt

Shkruar nga Pamfleti

“Bandat kanë blerë drejtësinë”, Spartak Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar aktualitetin në vend dhe ka analizuar atentatet pa autor që kanë ndodhur kohët e fundit në kryeqytet.

I ftuar në “News 24” Ngjela tha se fakti që dy atentatet e fundit në vend janë ende pa autorë, sipas tij tregon se vendi nuk është më i sigurt. Ai shtoi se një situatë e tillë vjen si rezultat i korrupsionit në drejtësi.

Të zbuloj si e kemi ne të argumentuar në të drejtën penale: U vra njëri në qytet nuk u zbulua, u vra i dyti nuk u zbulua autori sërish. Pas kësaj i gjithë qyteti nuk është i sigurt. Këto vinë nga korrupsioni, korrupsioni më i madh është blerja që i ka bërë krimi hetimit, qoftë dhe gjykatësit apo prokurorit! Kryeministri të bashkëpunoj me ndërkombëtarët pasi hetimi në Shqipëri si profesion nuk është në nivele të larta”, tha Ngjela.

atentatet ngjela drejtësia

Lini një Përgjigje