
Këto ditë, vumë re se shkrimet tona në demaskimin e "Marifetçinjve" po mbështeteshin dhe nga disa media të tjera. Në ndryshim nga ato që tashmë janë paguar nga marifetçinjtë në fjalë, të cilët duhet të marrin parasysh se nuk ndryshohet realiteti me reklama false dhe se të gjithë duhet të themi të vërteten, së paku çlirohesh shpirtërisht e ndihesh pak Shqiptar, pak nacional me ndjenjë për vendin e njerëzit tuaj që të ecin me kokën lart e duke ngritur zërin: Jemi Shqiptar! një ndër popujt më të lashtë të Ballkanit. Pse kaq kundër vetes e Shqipërisë ? Për çfarë? Vetëm për të mbushur xhepat disinformojnë.
U pasqyrua me zë dhe me figurë ku kompania holandeze "Royal Swinkels" me anë të përfaqësueses ligjore të saj, tha se në Shqipëri është ndryshuar emri i pijes energjike për shkak të falsifikimit. Pamfleti zbuloi se gjyqin e parë që kompania kishte për markën "B52" me nr. 970878, e kishin humbur dhe se regjistrimi ishte bërë 9 muaj më vonë se kompania shqiptare që tregtonte dhe tregton "B52".
E si mund të logjikohet që kjo kompani misterioze flet për falsifikime dhe do të na e "kthejë diellin mbrapa" kur shihet qartë që është regjistruar 9 muaj me vonesë. Në kërkimin tonë morëm vesh se kompania që i kishte çuar në gjykatë për falsifikim ishte vetë kompania shqiptare dhe jo këta të vetëquajturit "kompani serioze" .
"Marifetçinjtë" nuk ndalojnë, pasi në Shqipëri e kanë rrugën e shtruar duke korruptuar institucione ashtu siç vetë ata pohuan. Por çfarë ndodh me ligjin? Përmirësohet siç shpreheshin vetë ata apo degradon dhe bëhet ashtu siç i shkon për shtat "Marifetçinjve"? Por a bëjnë veprime të tilla si në Shqipëri edhe në vende të tjera? Kjo kompani holandeze paska pasur probleme ligjore edhe në Komunitetin Europian ku po përmendim vetëm një shtet, Gjermaninë. Birrat gjermane bavareze i kishin hedhur në gjyq për vjedhje të emrit të tyre pasi ata argumentojnë se Bavaria është në Gjermani e jo në Holandë dhe ligjvënësit europian i dhanë të drejte gjermanëve. Po pse vallë "marifetçinjtë" nuk veprojnë njësoj edhe atje si në rastin me Shqipërinë? Apo mos Gjermania është një vend i vogël? Një vend me afro 85 mln banorë, pra 24 herë më i madh se Shqipëria nuk është shumë për ta apo jo?! Edhe atje mund të bënin marifetet e tyre si psh. nga Bavaria mund ta kthenin në 8avaria.

Do të ishte një bingo për ta pasi edhe gjermanët janë konsumatorë të mëdhenj birre. Si ka mundësi që marifetçinjve nuk i ka vajtur në mendje një ide e tillë brilante?! Le ta provojnë njëherë me gjermanët e më pas të flasin në emisione investigative me kronika false se me siguri edhe gjermanëve nuk ia kanë vjedhur ata emrin por gjermanët i akuzojnë kot dhe Gjykatat Europiane janë të korruptuara e japin vendime jo të drejta sipas "Marifetçinjve". Siç e pranojnë faktin se kjo kompani nuk shet më në Gjermani e as nuk mund të tallet me ligjet dhe me inteligjencën e gjermanëve, ashtu duhet të veprojë edhe në Shqipëri. Të pajtohen me të njëjtat kushte ligjore dhe njerëzore e të mos tallen me popullin tonë pasi kanë gjetur aleaten e tyre të njëjtë si veten edhe në Shqipëri, pra kompaninë që bashkëpunojnë në vendin tonë. Duke korruptuar institucionet po tallen me inteligjencën tonë. Kaq të paaftë mendërisht duan të na bëjnë duke kërkuar ti themi "bukës perime" e "bulmetit fasule" ?!! Por ata e dinë dhe e dinë mirë që këto marifete nuk i hanë shqiptarët dhe dhëntë zoti që këta "monstra" mos të na sëmurin me produktet e tyre se deri aty mund të arrijnë vetëm e vetëm për të fituar para.
Flasin për ligjet tona ku dihet se nuk kemi ligje të këqija por problem është zbatimi i tyre. Ligjet tona janë të njëjta me ato të Bashkimit Europian ku dhe po aderohemi dhe nuk na lenë të bëjmë ndryshe.
Shpresojmë të mos ndodhë kurrë! Por çfarë do të ndodhte nëse një qytetari i dëmtohet shëndeti nga kjo pije monstruoze?! Me siguri qytetari do i drejtohej spitalit ku do të pyetej se çfarë ka konsumuar? Cila do ishte përgjigja e tij veçse një kanaçe B52? Si do ishte reagimi i institucioneve përkatëse? Normalisht do drejtoheshin menjëherë kompanisë që mban këtë markë në pronësi. A e dini cili do të ishte kalvari në këtë vend ku ligjin se kemi të shenjtë dhe zbatimi nuk ekziston? Mbajtësit e markës do të ishin në burg dhe mashtruesit do të shpëtonin të lumtur "pa i hyrë gjemb në këmbë" por dhe do lumturoheshin.
Avionët e kompanisë holandeze që thjesht i ndërrojnë emrat por figura mbetet e njëjtë dhe mendojnë të na e hedhin

Po me avionin e radhës "3ES" që si ide e kanë dizejnuar a thua të kenë ecur dhe me konstruksionin e tij? Jo për gjë por dhëntë zoti nuk e përfundojnë shpejt se këta ja shesin Rusëve pasi kanë shumë para. Mjerë Ukraina, dhe këtë ka mangët! Një avion i teknologjisë së fundit ti bombardojë! Ju sugjerojmë ta ndryshoni disajnin pasi duke e ndryshuar do keni mundësinë të mbushni portofolin dhe blerësit do ju vlerësojnë për idetë kreative dhe risinë në tregje. Ju si një kompani shumë e fuqishme as që e keni problem futjen në treg pasi keni buxhete mjaft të majme. Sa na mashtroni dhe talleni me inteligjencën tonë, më mirë me ato para na reklamoni diçka tjetër të re dhe që vë në vend nderin dhe autoritetin tuaj. Si keni pafytyrësi të na trajtoni sikur të jemi kavje dhe bëni prova laboratorike me ne? A mundet këtë ta pranojë një popull si Shqipëria? Jo! Ne jemi një popull ku inteligjenca jonë shkon përtej parave tuaja që një zot e di burimin e tyre që arrini të bëni prova të tilla. Ne jemi më lart se institucionet tona, jemi ne që i zgjedhim dhe nëse ju keni arritur ti korruptoni dijeni që një ditë të gjithë do japin llogari për mashtrimin, falsifikimin dhe talljen me inteligjencën tonë njerëzore! Kaq për sot!/Pamfleti
Lini një Përgjigje