
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se vizita e Avokates së Popullit është bërë në kuadër të verifikimeve pasi kryebashkiaku Veliaj kishte adresuar disa ankesa tek AP. Ballanca dhe dy komisionertë kanë bërë konstatimet e tyre gjatë vizitës në paraburgimin e Durrësit.
Gjithashtu, Avokatja e Popullit ka zhvilluar një takim edhe me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i cili mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit.
Në mënyrë periodike, komisionerët dhe Avokatja e Popullit vizitojnë institucione penitenciare për të monitoruar edhe kushtet e përgjithshme të trajtimit të individëve që ju privohet liria.
Lini një Përgjigje