Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u pyet nga deputeti i PD-së, Ivi Kaso, lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka. Kaso kërkoi të dinte nëse, sipas Çelës, gjyqtarja kishte kryer vepër penale duke mos deklaruar dënimin.
“Kjo çështje u trajtua gjatë raportimit të ligjeve. Po, është vepër penale. Ia kemi referuar dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, ku ka pasur 13 raste për deklarime të rreme. Ka sanksione për këtë çështje,” u shpreh kryeprokurori.
Prokurori i Përgjithshëm tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat.
"Gjykata e Posaçme rezulton e dënuar në Greqi. Po, përbën vepër penale deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit. Ne rezultatin e verifikimit ia dërgojmë atij që e ka kërkuar. Procesi i verifikimit nuk ka afat, zgjatet sa herë që është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë”, tha Çelaj gjatë raportimit në Parlament.
Gjoka aktualisht është gjyqtare në procesin ndaj ish-presidentit Ilir Meta, por kërkesa e saj për t’u tërhequr nga çështja u refuzua nga kryetari i GJKKO-së. Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në disa vendimmarrje në çështjen e dosjes “Partizani”, ku është i pandehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Lini një Përgjigje