
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pritur me duartrokitje nga besimtarët dhe qytetarët e shumtë që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Por disa qytetarë të tjerë, kanë provokuar kreun e qeverisë greke, teksa thirrën: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri!
Pas homazhe para arkivolit të kryepeshkopit, Mitsotakis shtrëngoi dorën me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Lini një Përgjigje